Burri i nxjerr bojën Nora Istrefit: Nuk di fare të...
- TheAlbanian Times
- Mar 27, 2018
- 1 min read
Këngëtarja Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha janë një ndër çiftet më të pëlqyer të shoëbizit shqiptar.
Mirëpo njeriu nuk mund të jetë universal dhe kështu duket se është edhe këngëtarja.
Ka qenë Roberti i cili i "ka nxjerrë bojën" gruas së tij në lidhje me gatimin duke treguar se ajo nuk di të gatuajë.
I pyetur për aftësitë e Norës në kuzhinë, ai është përgjigjur:
Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë. Ushqehemi kryesisht jashtë sepse jemi shumë të zënë dhe drekën zakonisht e hamë tek mami. Por unë gatuaj më shpesh."
Ndërsa përsa i përket ushqimit të vogëlushes së tyre Renee, ai rrëfeu se ata kanë punësuar dikë.
Roberti tregoi:
Për Renee-në kujdeset një dado edhe për ushqimin, pasi ne jemi të zënë.”














Comments