Aromë lufte/ Greqia aktivizon forcat Delta në Egje
- TheAlbanian Times
- Mar 28, 2018
- 1 min read
Greqia duket se ka vendosur të tregojë dhëmbët, mes provokime të vazhdueshme nga ana e Turqisë, por edhe thirrjeve të NATO-s për stabilizimin e situatës në rajon.
Pas paradës ushtarakë në Athinë, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka urdhëruar papritur një stërvitje të jashtëzakonshme në Dodekanisa, Egje.
Sipas mediave greke, në stërvitje të madhe janë aktivizuar edhe Forcat Speciale “Delta”.
Ato njihen ndryshe si ajka e ushtrisë greke dhe janë forcat që merren me përballimin e krizave të mëdha etnike.
Kjo është hera e dytë që Forcat Speciale “Delta" stërviten në pak ditë, duke treguar kështu edhe seriozitetin e situatës.
Një gjë të tillë e ka shprehur edhe kryeministri grek Tsipras, i cili tha se ka ardhur koha që Turqia t’i japë fund provokimeve.
Mësohet se ushtria grekëetë stërvitet duke stimuluar një sulm nga deti dhe zbarkimin në tokë përmes anijeve.






Comments