top of page

Aktorja shqiptare gjendet e vdekur dhe e hedhur në varr

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 27, 2018
  • 1 min read

Një trup i pajetë është gjetur i hedhur në një gropë në formë varri dhe dyshohet se i përket aktores dhe modeles shqiptare me origjinë nga Maqedonia, e cila u shpall e humbur në Los Angeles rreth një muaj më parë.

Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Adea Shabani. Ajo është parë për herë të fundit më 23 shkurt, teksa dilte nga shtëpia e saj në Hollywood, bashkë me të dashurin, Chris Spotz.

I riu 33-vjeçar, i cili ishte i fejuar me një vajze tjetër, vrau veten duke nxitur edhe më shumë dyshimet e policisë.

Sipas policisë, mbetjet e gjetura rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë.

Policia tha se beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, i cili ishte i martuar me një grua tjetër, është i përfshirë në vdekjen e saj.


 
 
 

Comentarios


bottom of page