Sikletoset Albana: Po ti qenke super pjeshkë mi!
- Mar 27, 2018
- 1 min read
Pyetje të çuditshme dhe nga më të ndryshme bëjnë fëmijët në emisionin "Në kurthin e Piter Panit". Këtë herë e ftuar ka qenë moderatorja Albana Osmani, e cila nuk u ka shpëtuar thumbave të fëmijëve.
Njëri prej tyre i ka thënë:
Kam një gjë për të të thënë përpara se të bëj pyetjen. Më ka thënë daja që goca të bukura si ty t’i them pjeshkë, po ti qenke super pjeshkë mi!"
Ndërkohë, e vënë në siklet, e reja ia plas të qeshurit.
Ajo shprehet:
Shiko ti je shumë i lezetshëm. Dajës kur të shkosh te shtëpia i thuaji faleminderit, se më bëri alamet komplimenti. Unë jam e mirë, por jo aq sa ka thënë daja gjithsesi".







Comments