top of page

Prezantuesja vë në siklet profesorin: Më vjen zor të flas për seksin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 27, 2018
  • 1 min read

Neshat Kapinova ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin "Rudina" ku ka folur rreth librit të tij.

Mirëpo libri përfshinte çështje të sterilizimit, prostatës dhe seksit dhe profesori është vënë në siklet nga prezantuesja që i drejtonte pyetjet.

Rudina lexoi në libër se kafeja, shfryrja e hundëve dhe seksi mund të shkaktojnë goditje në tru, mirëpo kur e pyeti profesorin për më shumë rreth kësaj çështje ai nuk deshi të përgjigjej.

I ndodhur në siklet Kapinova tha:

Nuk mund të flas për të gjitha se më vjen zor.

Mirëpo prezantuesja nuk u mjaftua me këtë përgjigje dhe vijoi ta ngacmonte profesorin me pyetje.

Megjithatë Kapinova qe i vendosur deri në fund të mos fliste për gjëra "turpi", ndonëse në libër ishte shkruar se biçikleta ndikon në sterilitetin e meshkujve si dhe në zhvillimin e prostatës për meshkujt në moshë. Ai sugjeroi ndjekësit që të bëjnë sa më shumë ecje në këmbë për të qenë më të shëndetshëm.

Gjithashtu profesori tha se ajo që mund të ndikojë në sterilitetin e meshkujve ishte edhe ajka e qumështit.


 
 
 

Comments


bottom of page