top of page

Pentagoni: Rusia dhe Kina kanë armë më të fuqishme se SHBA-ja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 27, 2018
  • 1 min read

Pentagoni ka paralajmëruar kohët e fundit se Rusia dhe Kina po i tejkalojnë Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e teknologjisë së raketave, duke u bërë më të fuqishme se SHBA-ja.

Moska zyrtare ka testuar me sukses këtë muaj një raketë hipersonike,ndërsa Kina ka testuar një sistem të ngjashëm vitin e kaluar dhe pritet ta fusë shumë shpejt në shërbim.

Një anëtar i lartë i forcave inteligjente amerikane, deklaroi se tani për tani, SHBA-ja është e pafuqishme.

Raketat hipersonike përgjithësisht përkufizohen si raketa që mund të fluturojnë pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Në muajin nëntor, Kina njoftohet se ka kryer dy teste të këtyre raketave dhe mendohet se do t'i bëjë pjesë të armatimit ushtarak rreth vitit 2020.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska planifikon të prodhojë një serë armësh të reja, duke përfshirë një raketë hipersonike, për të cilën ai pretendon se është "e pamposhtur" .

Pas deklaratës së Putinit, Pentagoni tha se nuk ishte "i befasuar" nga ky raport dhe siguroi publikun se është "plotësisht i përgatitur" për t'iu përgjigjur një kërcënimi të tillë.

Por, në dëshminë e kongresit javën e kaluar, Pentagoni pranoi se mbrojtja raketore e SHBA-së nuk mund ta ndalë raketën hipersonike.


 
 
 

Comments


bottom of page