Një kampione bote shqiptare në kickboks
- TheAlbanian Times

- Mar 27, 2018
- 1 min read
Ilda Lelo është vajza nga Vlora, e cila është shpallur kampione në kickboxin shqiptar dhe jo vetëm.
Ditën e shtunë, kampionia ka triumfuar serish në një event ndërkombëtar në kickbox-in profesionist, kundër një sportisteje gjermane që nuk ia ka bërë aspak të lehtë fitoren.
Ndeshja u mbajt në Volketswil të Zvicrës.
Për të disatën herë Lelo ka treguar shpirtin luftarak duke na bërë krenar edhe pse mbështetja për të ka qenë shumë e pakët.
Pjesëmarrjet e saj në evente kombëtare dhe ndërkombëtare janë të shumta si në Greqi, Kosovë, Zvicër, Itali etj., ku ka marrë edhe titullin Kampione Bote e padyshim ka përfaqësuar denjësisht flamurin tonë.



Comments