top of page

Lori Hoxha tregon makinën e mbuluar me ar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 27, 2018
  • 1 min read

Nëse mendoni se Lori Hoxha është e fiksuar vetëm pas rrobave e keni gabim, pasi trashëgimtarja bukuroshe e "Top Media" ka një tjetër pasion të madh.

Lori duket se nuk e ka mbajtur të fshehtë dashurinë e madhe që ka për makinat luksoze.

Vetë bukuroshja ka pohuar se në shtëpinë e saj asnjëherë nuk kanë munguar makinat, pasi njësoj si babai i saj i ndjerë, edhe Lori ka një dobësi për to.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto me një "Lamborghin"i të "larë në ar", poshtë të cilës ka shkruar "E vjetër por flori”.

Vite më parë Lori ka bërë mjaft bujë me këtë makinë që ishte ndër të parat që qarkullonte në Shqipëri.

Më këtë Lori është rikthyer pas në kohë. Edhe pse flokët nuk i kishte bionde si sot, ajo duket gjithnjë "cool" dhe moderne.


 
 
 

Comentários


bottom of page