top of page

E rrihte burri sistematikisht, ndërron jetë gruaja nga Tirana

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 27, 2018
  • 1 min read

Një grua nga Tirana ka ndërruar jetë pasi ka pësuar infarkt në mes të rrugës "Margarita Tutulani".

A.GJ ishin inicialet e gruas në Tiranë e cila shumë shpesh thuhet se dhunohej nga bashkëshorti i saj jo vetëm psikologjikisht por edhe fizikisht.

Për një kohë të gjatë gruaja është dhunuar ndërsa burri i saj nuk ndryhsoi kurrë sjellje deri para dy ditëve kur gruaja ka humbur jetën.

Në fakt vdekja ka qenë natyrale pasi gruaja ka pësuar atak kardiak, mirëpo para se të dilte në rrugë ku pësoi goditjen ajo u rrah nga burri i saj 54-vjeçari me inicialet I.GJ.

Ky i fundit tashmë është vënë në pranga për akuzën e dhunës.

Pak para se gruaja të rrëzohej në mes të rrugës ai e ka rrahur me mjete të forta pasi mjekët konstatuan hematoma në trup.

Gruaja në datën 23 mars, është ndierë keq dhe kalimtarët e kanë dërguar në spital, ku ajo pësoi atak kardiak dhe humbi jetën.


 
 
 

Comments


bottom of page