Deputeti i PS ia mbledh Grida Dumës: Pusho ti moj se nuk do te dëgjojmë ty
- TheAlbanian Times
- Mar 27, 2018
- 2 min read
Thuajse çdo mbledhje komisionesh shoqërohet me debate dhe është e pamundur të ndodhë ndryshe.
Sot në Komisionin Parlamentar të Integrimit dukej sikur ishin mbledhur vetëm për debat dhe jo për të zgjidhur ndonjë gjë, pasi deputetët e mazhorancës dhe të qeverisë kanë sulmuar njëri-tjetrin me akuza në “ajër”.
Teksa raportonte për prioritetet në reformimin e Administratës Publike, zëvendëskryeministrja Senida Mesi tha:
Ky proces “nuk bëhet me inate personale dhe partiake. 30% e kontratave të punës janë të paligjshme, me emërim të drejtpërdrejtë nga titullari dhe pa konkurs. Në administratë nuk ka asnjë largim të paligjshëm. Vetëm 4 % e atyre me status të Nëpunësit Civil janë larguar. Po kështu në DAP nuk ka asnjë emërim të paligjshëm. Vetëm në ministri të drejtuara nga LSI më parë ka patur 150 emërime të paligjshme.”
Por, Klajda Gjosha nga radhë e LSI iu kthye:
Kjo nuk është çështje tepsie. Mbi 70% ka qenë e juaja në atë kohë.”
Ndërkohë, debatit nuk i rezistoi dot as deputeti i PS, Çuçi, i cili tha se tepsia u çua për skrap në vitin 2017.
Megjithatë, gjatë fjalës së Çuçit ka ndërhyrë Grida Duma, e cila është ndërprerë nga Sadri Abazi.
Debati Duma-Abazi:
Abazi: Pusho ti moj se nuk do te dëgjojmë ty ne.
Duma: Po ti çfarë ke!? Kujdes kur flet këtu.
Abazi: Kujdes unë, apo…
Duma: Rri urte, ule zërin…
Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash ti…
Pollo: Ngrije sa të duash, por mbaje mbyll…
Duma: Kujdes kur flet me mua se e shef pastaj..
Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon. Se s’komunikon me mua ashtu ti.
Pollo: Ja me këtë qershi mbi tortë po mbyllim këtë pikë të rendit të ditës.
Duma: Kujdes kur flet..


댓글