top of page

Agjenti i KGB-së: Putin është 10 hapa para, gati për luftë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 27, 2018
  • 1 min read

Putin është 10 hapa para Perëndimit dhe nuk do të lejë të shkatërrohet rrjeti i tij i spiunimit, vetëm për faktin se 100 nga agjentët e tij diplomatikë u kthyen në Moskë.

Këto kanë qenë fjalët e një ish-agjenti të MI5, të thëna për mediat e huaja, ditën e sotme.

Kremlini ka premtuar se do të reagojë ashpër pasi Britania e Madhe përjashtoi 23 diplomatët rus dhe u kërkoi edhe shteteve të tjera të silleshin në të njëjtën mënyrë, në kuadër të helmimit të agjentit Salisbury.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar 60 agjentë dhe kanë mbyllur konsulatën ruse në Seattle.

Ditën e sotme, një ish agjent i KGB-së ka paralajmëruar për nisjen e një Lufte të Ftohtë.

Sipas tij, veprimet e të gjitha shteteve janë shumë të rënda për Putinin dhe ai po mendon 10 hapa para të tjerëve, përfshirë këtu jo vetëm veprimet që duhet të ndërmarrë, por edhe sjelljen e shteteve të tjera, në rast të nisjes së një Lufte të Ftohtë.

Ai u shpreh:

Mendoj se duhet të jesh qorr apo shurdh, për të menduar se Putin nuk ka marrë asnjë masë për t'u kundërpërgjigjur dhe për të kthyer gjërat në anën e tij".


 
 
 

Comments


bottom of page