top of page

A është i mirë në shtrat? Shenjat si ta dalloni pa e provuar...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 27, 2018
  • 2 min read

Ka disa tregues që zbulojnë nëse jeni vërtet i mirë në shtrat.

Pasioni është lidhja e veçantë më dikë që ju bën të silleni në një mënyrë ndrydhe dhe të performoni ndryshe në shtrat.

Eksperienca padyshim është praktika më e mirë për t’u perfeksionuar, por nëse nuk iu kishte shkuar mendja kurrë këto janë shenjat që tregojnë shumë për sjelljen tuaj në shtrat.

Pi shumë verë

Një studim i vitit 2009 nga Universiteti i Firences në Itali ka zbuluar se gratë që pinë të paktën një gotë verë në ditë janë më të mira në shtrat dhe më të kënaqura seksualisht. Historikisht, lidhja mes e verës dhe seksualitetit ka qenë e njohur që nga koha e Greqisë së lashtë.

Humori

Përgjithësisht njerëzit të cilët kanë sens të lartë humori thuhet se janë të mirë në shtrat. Kjo lidhet me natyrën e tyre për të mos i marrë gjërat më seriozisht nga sa duhet.

Të pëlqen kontakti me sy

Nëse jeni të mirë në kontaktin me sy atëherë probabiliteti që edhe në krevat të jeni të mirë është shumë i madh. Njerëzit të cilët dinë të flirtojnë janë pa asnjë dyshim të suksesshëm edhe në jetën seksuale.

Ndihesh rahat edhe zhveshur

Të ndihesh mirë edhe zhveshur është çelës i të qenit të mirë edhe në shtrat. Komoditeti që ju ofron të qëndruarit pa rroba transmetohet edhe në jetën tuaj seksuale.

Kërcen mirë

Lëvizjet e mira trupore janë pa dyshim një komponent shumë i rëndësishëm për një seks të mirë. Individët të cilët kanë lëvizje të mira trupore dhe që kërcejnë mirë me shumë mundësi edhe dhe në shtrat janë të paparë.

Të pëlqen politika

Sipas një studimi amerikan personave që u pëlqen politika njëkohësisht u pëlqen edhe seksi. Këta të fundit kanë tendencën për të bërë ç’është e mundur për ta kënaqur në shtrat veten dhe partnerin.


 
 
 

Comments


bottom of page