top of page

Vodhi paratë për bamirësi, peshkopi "gropos" 20 mijë paund në murin e shtëpisë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 26, 2018
  • 1 min read

Një grup priftërinjsh katolikë kanë rënë në pranga me akuzën se kanë vjedhur 426 mijë paund nga donacionet për bamirësi të kishës.

Peshkopi i Formosas Jose Ribeiro, së bashku me 5 persona të tjerë po mbahen në burgun e Goias me akuzën se kanë vjedhur nga fondet e kishës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e peshkopit, oficerët e policisë gjetën një mur të fshehtë ku brenda ishin fshehur 19 mijë paund të futura në qese plastike.

Supozohet se paratë janë vjedhur për një periudhë 3-vjeçare duke përfshirë këtu eventet e bamirësisë, ceremonitë dhe pagëzimet.

Sipas prokurorëve të çështjes, dyshohet se peshkopi ishte lideri i një skemë të sofistikuar.


 
 
 

コメント


bottom of page