U plagos gjatë grabitjes në Fier, Arbeni: Jam i shokuar...
- TheAlbanian Times
- Mar 26, 2018
- 1 min read
Ende nuk janë gjetur dy bashkëpunëtorët e grabitjes në Fier, ku humbi jetën pas përplasjes me policinë 20-vjeçari Xhuljano Sollaku, nga fshati Katund i Ri në Elbasan.
Bashkë me të u plagos edhe Arben Muça 37 vjeç, i cili ende ndodhet në spital pas plumbit të marrë në këmbë.
Ditën e sotme Gjykata e Fierit ka lënë në burg Muçën, ndonëse në mungesë pasi ky i fundit ndodhet në spital.
Seanca është zhvilluar në ambientet e spitalit, mirëpo i akuzuari nuk do të burgoset për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Në deklaratën e tij Muça ka thënë para trupit gjykues se nuk mban mend gjë nga ngjarja.
37-vjeçari ka deklaruar:
Nuk mbaj mend gjë, jam i shokuar.”
Muca ishte një nga katër autoret e maskuar që tentuan të grabisin me armë shtëpinë e Minella Muçit, në lagjen “29 Nëntori” në Fier




コメント