U lidh me djalin me trup perfekt, plasin fyerjet në rrjet ndaj vajzës së shëndoshë
- TheAlbanian Times
- Mar 26, 2018
- 1 min read
Historia e dashurisë midis një blogereje amerikane dhe një modeli bukurosh me trup të skalitur ka ngjallur shumë polemika tek përdoruesit e rrjeteve sociale kudo në botë.
Diferenca e tyre fizike bëri që të ngjallte komente shumë negative kryesisht midis përdoruesve të Instagram.
Fyerjet ndaj blogeres Jenna Kutcher kaluan në shumë personale kur ajo kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me trajnerin personal Drew Kutcher.
Asaj i thonin se për shkak formave të mbushura nuk e meritonte një burrë aq të bukur me forma trupore perfekte.
Ajo vendosi të bëjë një publikim në “Facebook” duke i dhënë fund këtyre kritikave.
Në postim shkruhej:
Ky mashkull ka përqafuar çdo formë, çdo kilogramë, çdo puçërr në dhjetë vitet e fundit dhe më ka kujtuar se jam e bukur, edhe kur ndihem e pasigurt. Po kam kofshë që fërkohen, krahë të mëdhenj dhe celulit, por kam zgjedhur një burrë që di t’i menaxhojë të gjitha këto”.





Comentarios