Tragjike në Greqi/ Ishte duke punuar, shqiptari digjet i gjallë
- TheAlbanian Times
- Mar 26, 2018
- 1 min read
Një 45-vjeçar nga Shqipëria ka gjetur vdekjen në Greqi, pas një aksidenti të rëndë në Alikes, në Volos të Greqisë.
Ai është djegur i gjallë në një zjarr që përfshiu ndërtesën e kompanisë së frigoriferëve "Aleksopulu", ku punonte si saldator.
Mediat greke bëjnë me dije se 45-vjeçari nga Shqipëria u gjend i djegur nga zjarrfikësit pranë shkallës së brendshme.
Hetimet e para thonë se gjatë saldimit morën flakë muret e frigoriferëve te vjetër, duke u përhapur menjëherë në gjithë ndërtesën, ndërsa dy punëtorët e tjerë arritën të largohen.
Ende nuk dihet identiteti i 45-vjeçarit shqiptar, veç faktit që ai ishte baba i tre fëmijëve dhe banonte prej vitesh në Alikës të Volos.
Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të bëhet dhe autopsia.

Comments