Tha se nuk e pëlqen Luanën, kërcënohet Eva Murati
- TheAlbanian Times
- Mar 26, 2018
- 1 min read
Deklaratat e personazheve publikë për njëri-tjetrin gjithmonë zënë vend në mediat sociale dhe së fundmi në të është përfshirë këngëtarja Luana Vjollca dhe moderatorja Eva Murati.
Kjo e fundit është pyetur në emisionin “Thumb” nëse do t’i futej këngës, por ka thënë se nuk do të bëjë projekte dosido si Luana.
Ajo u shpreh:
Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë"
Mirëpo, deklarata e saj mori dhe replikën e Luanës, e cila ia kthehu në një postim:
Nëse do të garosh me mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar"
Kanë qenë fansat e Luanës ata që kanë kërcënuar së fundmi Evën. Në fotot e saj ka komente të ndryshme, nga ato paralajmëruese, e deri tek ato fyese.
Njëra i shkruan:
Mirëmbrëma zonjushë, ups zonjë, kush je ti me shajt Luanën? Apo ndoshta nga inati. Më vjen keq të të them, por Luana është moderatorja më e shkëlqyer në Kosovë e Shqipëri. Nëse edhe një fjalë flitet për Luanën do kesh punë me ne"







Comments