top of page

Mario tregon sekretet e punës me Kimin: Më thanë që s'do bëhesha kurrë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 26, 2018
  • 1 min read

Artisti shqiptar i make upit ka publikuar një foto të kalendarit të punës së tij më 5 prill 2008, kohë kur ka pasur takimin e parë me Kimin.

Ai tregon:

Ky është kalendari im i datës 5 prill 2008, thuajse 10 vite më parë ku u njoha me Kim Kardashian në realizimin e një sesioni fotografik. Pothuajse nuk e pranova të punoja për Kim, pasi punoja për Fox duke realizuar disa make-up shtesë në fundjavë për të fituar disa dollarë më shumë".

Sa i takon sfidave që pati në fillim e bashkëpunimit me Kim, Mario shprehet:

E takova Kim dhe fillova të punoj shpesh me të. Ideja e një ylli të reality shoë ishte e re në atë kohë. Unë kisha një agjent që më paralajmëroi të ndaloja së bashkëpunuari me Kimin menjëherë. Ai më tha se nëse do të vazhdoja kështu do të shkatërroja gjithçka dhe karriera ime do të përfundonte brenda 1 apo maksimumi dy vitesh. Më thanë që e gjithë puna dhe përpjekjet e mia do të shkonin dëm. Unë refuzova. Vendosa të vazhdoj bashkëpunimin me Kim sepse ma ndjente zemra që çdo gjë ishte në rregull. Shpesh më thoshin: “Fat Mario, sepse me të vështirë se do të marrësh për realizim një kopertinë Vogue.”

Ngjitur fotos së parë, ai tregon një sërë kopertinash të Vogue ku Kim K. ka qenë në faqe të parë dhe sigurisht, pas saj fshihet dora e artë e Marios.


 
 
 

Comments


bottom of page