top of page

Kjo është vajza që iu pre këmba në Durrës pasi e shtypi treni

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 26, 2018
  • 1 min read

Nikita Rama është 23-vjeçarja, e cila u përplas nga treni pasditen e djeshme, 25 mars 2018, në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës.

Si pasojë e përplasjes, e reja humbi njërën këmbë. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Durrësit.

Deri më tani dyshohet se Nikita mund të ketë pësuar mpiksje gjaku. E reja ishte studente në vitin e tretë në degën e Menaxhimit të Turizmit Arkeologjik në UAMD.

23-vjeçarja ishte duke u kthyer në banesën e saj, në Shkozet, pasi kishte përfunduar punën në një agjenci imobilare.

Sipas DurrësLajm, në momentin e aksidentit, e reja dyshohet se mbante kufje në vesh e ka qenë duke dëgjuar muzikë me volum të lartë, ç'ka ka bërë që ajo të mos e dëgjojë zhurmën e trenit.


 
 
 

Comments


bottom of page