top of page

E kritikuan për videon me burrin e martuar, Enca u kthehet keq kolegëve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 26, 2018
  • 1 min read

Enca Haxhia ka publikuar dy ditë më parë këngën e saj të fundit, videoklipi dhe përmbajtja e së cilës hapën vend për kritika.

Kënga thoshte se Enca ishte dashuruar me një burrë të martuar dhe për më tepër skenat e nxehta nxitën shumë reagime.

Kënga me sa duket nuk ka pasur pëlqimin as të kolegëve të Encës , të cilët nuk e kanë shpërndarë asnjëri këngën e saj.

Mirëpo Enca nuk e ka pritur mirë reagimin e tyre dhe ka bërë një postim në Insta Story

Ajo shkruan se kolegët e urrejnë faktin se ajo është më e mirë se ata dhe në fund shton se ajo nuk ka një dashnor në krah prandaj.

Ajo shkruan:

E dini pse këta artistët, kolegët nuk më kanë mbështetur kurrë? Sepse e urrejnë të më shohin më mirë se ata. Veçanërisht pa burrë ose dashnor në krah hahaha."

Jo vetëm kaq por ajo ka publikuar edhe mesazhe të fansave që e mbështesin


 
 
 

Comments


bottom of page