E kemi mësuar gabim, Eva nuk ishte gruaja e parë e Adamit
- TheAlbanian Times
- Mar 26, 2018
- 2 min read
Libri i Shenjtë i Biblës është një ndër të paktët libra që shpjegon të vërtetën rreth zanafillës së jetës në Tokë dhe gjithçka që ne njohim. Mirëpo në këtë libër dyshohet se është fshehur një e vërtetë e madhe rreth gruas së parë të Adamit.
Historia zyrtare thotë se gruaja e parë që ka ekzistuar ndonjëherë ishte Eva. Libri i Zanafillës shpjegon se si u krijua njeriu i parë nga perëndia dhe gruaja u nxor nga brinjët e tij. Perëndia nuk donte që Adami të ishte vetëm ndaj krijoi Evën.
Ndonëse kjo besohet nga pjesa më e madhe se është historia origjinale, duket se ka një pjesë që është lënë jashtë librit.
Megjithëse libri iu nënshtrua disa filtrave fetarë, në Biblën tradicionale mbeti një pjesë ku kuptohet qartë se, Perëndia krijoi gruan dhe burrin në të njëjtën kohë në fillim të njerëzimit. Kjo pjesë shfaqet tek Zanafilla 1:27 dhe kjo është provë e ekzistencës së Lilithit. Kështu quhej gruaja e parë e Adamit.
Sipas kësaj teorie, thuhet se Perëndia krijoi Lilithin në gjenezën e botës, në të njëjtën kohë me burrin. Megjithatë, ajo u dëbua dhe u refuzua nga Perëndia me kërkesën e Adamit, pasi ajo ishte më e fortë, më inteligjente dhe nuk iu bind urdhrave të Adamit.
Në këtë libër të shenjtë, ajo u censurua për të kuptuar origjinën e njerëzimit, sepse ajo që përfaqësonte Lilith ishte në të vërtetë kundër konceptit tradicional të kishës, ku gruaja duhet t’i bindet burrit dhe t’i nënshtrohet atij.
Në momente intimiteti, Lilith kërkoi që ajo të jetë me Adamin në akt, por ai refuzoi. Kjo shkaktoi një konflikt mes tyre. Më pas, Perëndia e dëboi Lilithin me kërkesën e Adamit.
Më pas Kisha Katolike censuroi pjesët, në të cilat tregohej se Lilith, kishte një karakter të fortë. Ajo ishte më inteligjente se Adami, por megjithatë, Adami ishte dominues dhe komandues.
Më pas Lilith u mallkua nga Zoti. Të gjitha qeniet e Perëndisë jetonin në kopshtin e Edenit. Midis të tyre edhe demonët, siç e dimë, krijesat që deri në atë kohë përmbushën funksione specifike, por që u ndaluan të lidhen me qeniet e tjera. Kur Lilith u largua nga Adami, ajo shkoi te Samueli që ishte një demon dhe lindi pasardhësit e tij.
Kështu edhe Lilith u bë më pas një demon.
Për t'u siguruar që Adami do të kishte vërtet një shoqe që nuk do ta tradhtonte dhe të ishte superiore ndaj tij, Perëndia i mori këtij një brinjë dhe krijoi Evën.
Ajo shfaqet në tekstet biblike si njeriu që kryen mëkatin e frutit të ndaluar. Dhe pas kësaj, së bashku me Adamin u dëbuan nga Parajsa.




コメント