top of page

500 kg drogë me gomone drejt Italisë, pranga dy policëve kufitarë në Vlorë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 26, 2018
  • 1 min read

Dy skafistë shqiptarë janë kapur në Itali teksa ishin duke trafikuar rreth 500 kg drogë të llojit marijuanë.

Ata ishin duke udhëtuar me gomone dhe janë kapur në Brindizi të Italisë ku u sekuestrua dhe lënda narkotike.

Të arrestuarit janë K.Skëndaj 45 vjeç dhe F.Soda 34 vjeç.

Ata janë arrestuar në bashkëpunim me policinë e Vlorës e cila thotë se kishte lajmëruar policinë italiane.

Për shkak të këtij rasti janë vënë në pranga edhe dy punonjës në Stacionin e Policisë Kufitare të Vlorës, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Ata akuzohen sipas policisë se nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues që u kap me drogë.

Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

Të arrestuarit e tjerë janë N/Komisari i portit Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.


 
 
 

Comments


bottom of page