top of page

Ulërin e shkul flokët, momenti kur e dashura merr vesh vdekjen e Xhuljanos

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 24, 2018
  • 1 min read

Grabitësi i mbetur i vrarë nga policia ditën e sotme në Fier, Xhuljano Sollaku nuk ishte emër i panjohur për policinë.

Mësohet se djali i vetëm i familjes Sallaku jetonte vetëm, ndërsa prindërit ishin emigrantë në Greqi dhe e motra ishte e martuar në Shqipëri.

20-vjeçari dyshohet se ka qenë autor i një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh, ndërsa ishte pronar i një lavazhi, shkruan Balkanëeb.

Ndërkohë familja e të riut dhe e dashura e tij sapo e ka marrë vesh lajmin në Elbasan kanë nisur vajin.

Në një video të News 24, shihet e reja që ulërin e qan ndërsa është e ulur në mes të rrugës dhe e mbajnë për krahu dy të rinj të tjerë.

Ata nuk dinin asgjë se ku ndodhej 20-vjecari dhe kjo ngjarje ishte tronditje.

Edhe prindërit e të riut janë nisur me urgjencë nga Greqia sapo kanë mësuar lajmin.

Mësohet se dhe i ati i viktimës ka qenë një person me precedent penale pasi ka kryer një dënim për grabitje jashtë vendit.

Shikoni videon ktu Video


 
 
 

コメント


bottom of page