Televizorë për vetëm 8 dollarë nga prodhimi kinez, sulen kompanitë shqiptare
- TheAlbanian Times
- Mar 24, 2018
- 2 min read
Siç duket në vendin tonë mblidhet i gjithë “bërllogu” nga të gjitha gjërat e konsumit dhe jo vetëm, ndoshta arsyeja është konsiderimi i Shqipërisë si botë e tretë.
Çmimi i produkteve teknologjike është në rritje të vazhdueshme, edhe pse kostot për prodhimin e tyre ulen vit pas viti. Kjo ndodh pasi kompanitë e fuqishme nuk tregtojnë më vetëm pajisjet që prodhojnë, por në çmim përfshijnë edhe vlerën e markës, reklamën dhe dizajnin.
Por në Kinë ndodh e kundërta dhe mekanizimi i industrisë ka bërë që të ketë superprodhim në kapacitete të mëdha dhe me çmime shumë të lira.
I tillë është rasti i kompania nga Guangzhou i Kinës, “Souxin Appliances”, po tregton aktualisht televizorë me 8-18 dollarë për njësi, për sa kohë që porosia minimale është 100 copë.
Kanali “Scan TV” raportoi:
Kjo “ofertë” duket se ka kapur syrin edhe të tregtarëve shqiptarë që importojnë pajisje elektronike, pasi malli është ngjitur menjëherë në listën e produkteve më të nxehta për Shqipërinë në portalin “Alibaba”.
Kompania premton të shesë televizorë cilësorë smart, me përmasa nga 65 deri në 120 inch, të pajisur me internet dhe rezolucion figure Full HD deri në 4K. Këto parametra do të bënin çdo televizor të shiteshin në treg me 30-fishin e çmimit. Dhe nuk është çudi që në Shqipëri këta televizorë që kushtojnë 8 dollarë të shiten me çmime shumë herë më të larta, ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes për të mos u mashtruar.”
Në total janë mbi 19 mijë kërkesa nga blerës të ndryshëm për t’u furnizuar nga kompania kineze, kërkesa të nxitura sigurisht nga çmimi. Megjithatë Souxin arrin të prodhojë vetëm 5 mijë njësi në muaj, çka ka kufizuar kapacitetin e kompanisë për t’iu përgjigjur të gjithë të interesuarve.




Comments