top of page

Shisnin kokainë në një lokal në Fier, pranga Pranverës e dy të tjerëve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 24, 2018
  • 1 min read

3 persona, mes të cilëve edhe një femër, janë arrestuar gjatë natës që lamë pas, në qytetin e Fierit. Ata akuzohen për nxitje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë mbi bazën e informacioneve të mara se në lokalin "New York” në lagjen “Apollonia”, Fier gjatë një feste që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.

Gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin "New York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Sh. Gj dhe M. M.

Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin "Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime (porcione) me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj.

Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht të Pranvera Isufaj, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.

Po kështu Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerje e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.


 
 
 

留言


bottom of page