top of page

Motra e të riut që u përplas dje me zetor: Zemër, ç'plagë që më le!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 24, 2018
  • 1 min read

Fjalë prekëse, të ndjera dhe që të këpusin shpirtin janë ato që motra i ka kushtuar vëllait, të riut Klajdi, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme gjatë një aksidenti automobilistik.

Klajdi po udhëtonte në një zetor bashkë me familjarët, në Gjirokastër. Ai u përplas me një makinë dhe ndërroi jetë në aksident.

Të motrës ende nuk i besohet kjo gjëmë që u ka ndodhur, ndërsa i kushton disa fjalë të riut, përpara përcjelljes për në banesën e fundit.

Ajo ndahet me këto fjalë me të vëllanë:

Do na mungosh zemre motres,do me marr malli te degjoj zerin sa here vije ne lagje e me therrisje poshte ballkonit gjthm i buzeqeshur,duke me pyetur si te ka vellai?Ambrit qe sa te shihte ty apo makinen tende me vrap rendte drejt teje e ti e pushtoje ne perqafim e puthje.Sa lot kemi derdh per ty sot,sa ka qare Ambri se e doje e te donte sh.Ishe kaq i dashur,kaq i mire,i cilter,pyes veten pse jeta eshte kaq e padrejte?O engjell qe ike ne lule te rinise pa e jetuar dhe shijuar ate gjthm do mbetesh i paharruar".


 
 
 

Comments


bottom of page