Kush ishte Xhuljano, grabitësi i vrarë në Fier që u rrit nga gjyshja
- TheAlbanian Times
- Mar 24, 2018
- 1 min read
Xhuljano Sollaku është i riu 20-vjeçar që mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë gjatë natës së djeshme në tentativë për grabitje në Fier.
Xhuljano ishte rritur pa prindërit e tij. Prej vitesh jetonte me gjyshen dhe punonte në një lavazh pranë shtëpisë.
Në rrjetet sociale, 20-vjeçari postonte fotot me makina apo motorë të ndryshëm, të cilët “i eksperimentonte” gjatë kohës që punonte.
Gjyshja ka thënë për "Panorama" se nipi ikte gjithmonë natën dhe se ajo nuk kishte dijeni të aktiviteteve me të cilat merrej 20-vjeçari.
Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë dhe akuzohej se kishte kryer disa grabitje.
Si ndodhi ngjarja:
Sollaku, së bashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit.
Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje.
Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.
Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.








Comments