top of page

Gruaja e grabitësit në Fier: Burri im ka fjetur në shtëpi, unë isha...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 24, 2018
  • 1 min read

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me autorët e grabitjes së ngelur në tentativë në qytetin e Fierit. Arbren Muça është 37-vjeçari që ngeli i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ai tha se ishte me origjinë nga Puka dhe se banonte në Ndroq, ndërsa e vërteta është se Arbeni ishte larguar nga banesa e prindërve dhe jetonte në një shtëpi me lagjen nr.13 tek vendi i njohur si "Rrota e Kuqe" në zonën e plazhit në Durrës, bashkë me të shoqen dhe tre fëmijët.

Gazetarja Klodiana Haxhiraj ka mundur të sigurojë dëshminë e bashkëshortes së Muçës.

Ajo ka thënë se ditën e djeshme ka shkuar tek prindërit e saj në fshat, ndërsa i shoqi, në dijeninë e saj, ka gjetur në shtëpi.

Gruaja është shprehur:

Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë kam fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime".

Në banesën e burrit janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

Fqinjët e tyre në pallat thonë se gruaja e Arbenit më shumë rrinte tek babai i vet në fshat, pasi e ndihmonte nëna me mbajtjen e fëmijëve.

20-vjeçari Xhuljan Sollaku është personi që ngeli i vrarë nga grabitja, fotot e të cilit keni mundësi t'i shikoni edhe më poshtë.


 
 
 

Comments


bottom of page