Denoncimi: Ja kush ishin dy vëllezërit grabitës që shoqëronin Xhuljanon
- TheAlbanian Times
- Mar 24, 2018
- 2 min read
Një tentativë për grabitje në orët e para të mëngjesit e sotëm përfundoi me vrasjen e 20-vjeçarit Xhuljano Sollaku dhe plagosjen e shokut të tij Arben Muça, 33 vjeç, nga Ndroqi i Tiranës.
Ky i fundit u plagos në këmbë nga policia ndërsa vëllai i tij u largua dhe po kërkohet nga policia.
Gruaja e Arben Muçës ka thënë se bashkëshorti i saj kishte fjetur në shtëpi vetëm pasi ajo kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.
Por sipas një qytetari i cili ka dërguar mesazhin e tij në JOQ.al, Arbeni dhe vëllai i tij Ardi Muça njihen si grabitës në zonën e Ndroqit dhe se kjo nuk ishte hera e parë për dy vëllezërit.
Mesazhi i qytetarit për JOQ.al:
Prsh JOQ. Dy vellezerit Arbeni dhe Ardi Muca qe kane tentuar te grabisin nje banese ne Fier jane dy persona te njohur si hajdute ne zonen e Ndroqit. Ato njihen per grabitje te cdo gjeje me vlere nga lopet, frezat qe perdoren per punimin e tokave, te pompave te Ujit, te banesave dhe te automjeteve. Ne vitet e fundit ata u shperngulen nga Ndroqi ne Zonen e Plazhit ne Durrës. Gjate ketyre viteve Arbeni ka kryer grabitje vilash edhe ne Gjermani dhe ka pasur nje porch Cajen te zi, ndersa vellai i vogel disponon nje Mini Cuper po te zi. Thjesht keto njerez duhet te marrin edhe denimin e ligjit edhe denimin opinionit publik."
Ngjarja e rëndë ku u vra 20-vjeçari Xhuljano Sollaku ndodhi sot në orën 2:27 të mëngjesit kur i zoti i shtëpisë Minella Muça telefonoi policinë. Në këtë kohë autorët tentonin të hapnin derën e banesës me forcë. Doreza e derës u këput dhe kjo i vështirësoi punët për grabitësit e armatosur. Pas ardhjes së policisë në vendngjarje autorët u përplasën me armë me të.
Arbeni thuhet se ka qenë personi i cili nisi fillimisht përplasjen me armë.





Comments