Afrime e largime, pse u nda Rike Roci nga i fejuari?
- TheAlbanian Times
- Mar 24, 2018
- 1 min read
Rike Roci është bukuroshja nga Durrësi, e cila mori famë pas pjesëmarrjes në Big Brother dhe trupit të saj fantastik.
Ajo jeton e punon prej vitesh në një sallon bukurie në Itali, por këtë herë është kthyer në vendin tonë për të marrë pjesë në "Dancing with the Stars".
E reja ka pranuar se është ndarë përfundimisht nga i fejuari bukurosh, DJ italian Luca Binatti. Historia e saj e dashurisë nuk është si gjithë të tjerat, nga ato të zakonshmet që kur përfundojnë, nuk ka kthim pas.
Fiks para një viti, ish-lojtarja më seksi e “Big Brother”, u rikthye tek ish-i dashuri legjendar, pasi e kishte deklaruar në media ndarjen, për faktin se kishte nisur një histori të re me një tjetër djalë.
Mesa duket, për durrsaken e pëlqyer që jeton në Itali prej 24 vitesh, ishte e pamundur të hidhte pas krahëve 9 vite lidhje, kështu që ajo u kthye sërish në krahët e ish-it.
Shenja e parë e rikthimit tek italiani i pashëm ishte kur Rike Roci u arratis në Ibiza, direkt pasi ishin fejuar në privatësi të plotë.
Por asgjë nuk mjaftoi ta shpëtonte këtë lidhje të destinuar për të dështuar.





Comments