Zbulohet reperi që rrahu me grushte Feron: Unë e bëra! Nuk jena p***
- TheAlbanian Times
- Mar 22, 2018
- 1 min read
Reperi i ri nga Gjilani, i njohur si Fero është dhunuar të martën në mbrëmje në një qendër tregtare në Prishtinë.
Videoja është bërë virale në rrjet dhe njëri prej autorëve të dhunës është vetë deklaruar në rrjetin social Instagram.
Arjan Sjarina është një reper nga Prishtina, i cili pretendon se ka qenë njëri prej djemve që dhunuar Feron.
Ai ka shkruar:
As ni boks valla hiq hahahahahah p.sh fighti osht 2 vs 2 kqyrne mirë 2 tjerët tanët nuk kanë prek. Na nuk jemi p**** realG deri n’dhe lehtë o me hap gojën por zor me majt”.
Më herë në lidhje me këtë ngjarje, reagoi edhe vetë reperi:
Është rast i vërtetë ai që ka ndodhur mbrëmë, por mua nuk më ka ndodhur kurrgjë. Një grusht në fytyrë nuk e kam ngrënë. Kanë dalë 6 veta dhe njëri me armë. O dh*pa, kur ta merrni armën duhet të gjuani. Arma nuk mbahet, se të kisha pasur unë armë, e kishit parë a kisha gjuajtur a nuk kisha gjuajtur. Doja vetëm t’ju thoja se Fero është mirë dhe është Gang Gang dhe mua s’mund të më ndalë kërkush".
Meti Elshani, menaxheri i Feros ka deklaruar se nuk i njeh personat që kanë dhunuar artistin e tij.
Ai është shprehur:
Jo nuk i njohim sulmuesit dhe kurrë nuk i kam parë. As Fero as kërkush nga ne nuk ka pasur probleme me njeri më heret”.







Commenti