top of page

Nëndetësja turke "pushton" Portin e Durrësit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 22, 2018
  • 1 min read

Në kohën kur Greqia dhe Turqia kanë ashpërsuar marrëdhënien e tyre dhe kanë arritur deri në kërcënime me një luftë të mundshme, një nëndetëse luftarake është parë sot të ankorohet në brigjet shqiptare.

Nëndetësja gjigante është parë nga qytetarë të ndryshëm teksa afrohen pranë Portit të Durrësit dhe sipas tyre mban sipër një flamur turk edhe pse në foto dhe video nuk dallohet shumë qartë.

Për një informacion më të detajuar JOQ.al tentoi të kontaktojë me numrat zyrtar të kontaktit për Portin e Durrësit, por njëri na u përgjigj se i kishim rënë gabimisht dhe e mbylli, ndërsa numri tjetër nuk ishte i disponueshëm.

Qytetari që ka dërguar pamjet filmike dhe fotot për JOQ.al tha:

Përshëndetje JOQ! Na pushtoi turku! Para 5 minutash në Portin e Durrësit po ankorohej kjo nëndetëse. Flamuri në foto ngjan me turkun, por me thënë të drejtën vetëm kaq kapte kamera, i kuq me logo të bardhë.”

Ndërsa një qytetar tjetër ka shkruar:

Pyeta dikë te Porti dhe është me flamur turk, nuk ka dyshime."

Sikur të mos mjaftonte që turqit kanë “pushtuar” një seri të sektorëve ekonomikë në vendin tonë, tashmë vjen edhe kjo nëndetëse për të cilën nuk ka shpjegim në kushtet aktuale.


 
 
 

Kommentare


bottom of page