Martohet krimineli më i bukur në botë?
- TheAlbanian Times
- Mar 22, 2018
- 1 min read
Ai është cilësuar si krimineli më i bukur në botë, pasi doli nga burgu në pasarelat më të njohura të Neë York.
Ai u dënua me dy vite burg në vitin 2014, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij, ndërsa menjëherë sapo u lirua nga burgu siguroi shpejt edhe një kontratë si model.
babai i tre fëmijëve ishte betuar që kurrë nuk do ta tradhtonte bashkëshorten e tij dhe nënën e fëmijëve, por pas famës u kap vitin e kaluar me trashëgimtaren e Top Shop, Chloe Green, duke kaluar pushime të nxehta në një jaht luksoz pranë brigjeve të Turqisë.
Që atëherë Jeremy doli publikisht me të dashurën e re dhe u divorcua me bashëkshorten e tij.
Por së fundmi krimineli më i bukur në botë, duket se tashmë po kalon në një tjetër fazë.
Ai është fotografuar këtë të martë në Beverly Hills, duke u futur në një argjendari.
Mesa duket Jeremy dhe e dashura e tij do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë.
Jeremy i është përkushtuar fushës së modelingut, duke u shndërruar në imazh të firmave më të njohura në botë.












Comments