top of page

"I shtypi një 16-vjeçar që u largua nga vendngjarja", 2 të vdekur në Burrel

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 22, 2018
  • 2 min read

Dy viktima janë shënuar pasditen e sotme në aksidentin e ndodhur në aksin Burrel-Komsi.

29-vjeçari Gentian Hasi është viktima e parë e shënuar nga ky aksident ndërkohë që është mësuar se edhe gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë edhe një person rreth 35 vjeç me incialet A.B.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 pasditen e sotme në vendin e quajtur “Lapidari”, ku një automjet tip “Opel Sharon” ngjyrë gri ka përplasur një motoçikletë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas burimeve për JOQ, autori i këtij aksidenti me pasojë dy të vdekur është një 16-vjeçar.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë deklaruar për redaksinë tonë:

Pershendetje jeta osh qef ju lutem postojeni. Sapo ka ndodhur ne Burrel 1 aksident me pasoj vdekje 2 persona edhe 1 te plagosur. Shoferi i makines ka qen nje 16 vjecar dhe ai eshte larguar nga vendi ngjarjes. Ju lutem udhetoni me kujdes!!!

NJOFTIMI I POLICISË:

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:

A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës

E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Shtetasi Gentian Hani, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


 
 
 

Comentários


bottom of page