I riu nga Fieri pret tiganin dhe krijon thikë brenda burgut
- TheAlbanian Times
- Mar 22, 2018
- 1 min read
Një 22 vjeçar në burgun e Fierit është kapur duke prodhuar armë të ftohta brenda qelisë së tij.
Kjo pasi gardianët e burgut kanë gjetur një tigan të deformuar.
Nazmi Çaka është pikasur me sende të dyshimta.
Ai ka prerë tiganin dhe ka krijuar një thikë rreth 14 cm të gjatë.
Çaka rezulton si i dënuar për tentativë vjedhje në një bankë në Fier.
Në qelinë e tij janë gjetur edhe thika e armë të tjera të ftohta.
Por i riu nuk ka treguar se si i ka ndërtuar ato.



Comentários