I hipën Lamborghinit me partnerin shofer, fejohet këngëtarja shqiptare
- TheAlbanian Times
- Mar 22, 2018
- 1 min read
Këngëtarja shqiptare Anjeza Branka po bëhet gjithnjë e më tepër pjesë e rrjeteve sociale ndërsa së fundmi publikon foto nga udhëtimet luksoze nga një shtet në tjetrin, duke shëtitur në pika turistike mjaft të famshme.
Anjeza e cila është nënë e një djali 11 vjeçar të quajtur Leanzo, njihet si një nga nënat beqare më seksi në vendin tonë.
Por me sa duket së fundmi ky status ka ndryshuar pasi Anjeza është lidhur dhe ndoshta fejuar me një pasanik.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka publikuar në profilin e saj në Instagram foto me të, ndërsa partneri i saj i jep makinës së shtrenjtë.
Ndërsa Anjeza ka hipur mbi sediljen e pasme të Lamborghini-t luksoz.
Ajo që bie në sy në postimin e tyre janë komentet që i urojnë "me trashëgime", si dhe komenti i mikeshës së saj, këngëtares Barbana Dini.
Ajo shkruan:
Hajde çifti i 2018."
Ndërsa ajo që e përforcon edhe më tej faktin se Anjeza është fejuar është komenti i kësaj të fundit.
Ajo ia kthen Barbanës:
Çifti simpatia."
E pra, ndonëse këngëtarja është përpjekur ta mohojë shpesh se është në një lidhje, kësaj here me sa duket gjërat janë bërë serioze dhe ajo ka vendosur t'jua thotë të gjithëve. Në komente shkruhet se emri i të dashurit është "Kevi" dhe nga mbishkrimi i fotos "memories" tregon se çifti ka kohë që janë bashkë.














Comentarios