“Para droge”, kush është biznesmeni që iu bllokuan 10 mln euro pasuri?
- TheAlbanian Times
- Mar 22, 2018
- 1 min read
Kishte arritur të ngrinte pasuri dhe biznese të fuqishme, por një 53 vjeçar nga Tirana e ka gjetur veten në telashe të mëdha. Pas një sëre hetimesh, policia zbuloi se Luan Spahiu e kishte vënë pasurinë nëpërmjet trafikimit të sasive të mëdha të drogës, duke investuar më pas në një firmë ndërtimi
Gjykata e Krimeve të Rënda ka sekuestruar prona me vlerë mbi 10 milionë euro dhe një kompani ndërtimi, që dyshohet se janë fituar nga trafiku i kokainës.
Spahiu është dënuar edhe më herët në vitin 2011 me 5 vite burg për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera.
Paratë e fituara nga droga, Spahiu i kishte investuar në kompaninë e ndërtimit “Pinari” në Tiranë, si dhe në disa troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në Selitë.
Gjykata ka vendosur që atij ti sekuestrohen edhe 32 apartamente, tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, një vilë tri katëshe në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe tokat e blera në Selitë.



Commentaires