Vrasja e 4-vjeçarit shqiptar, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë
- TheAlbanian Times
- Mar 21, 2018
- 1 min read
Vrasja e një 4-vjeçari shqiptar në Maqedoni ka detyruar Ministrin e Drejtësisë, Bilent Saliji të japë zyrtarisht dorëheqjen.
Nëpermjet një konference për shtyp, ministri shqiptar në Maqedoni, deklaroi se largimi i tij është një akt moral lidhur me rastin e Almir Aliut.
Ministri deklaroi se ishte kundër vendimit të Prokurorisë që e rikualifikoi rastin nga vrasje, në aksident, duke lënë të njeriun që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar.
Saliji thotë se aktin e dorëheqjes e ndërmerr jo nga dështimi apo presioni, por si një akt ndërgjegjësues edhe më të madh në drejtim të reformave në sistemin e drejtësisë.
Duke njoftuar largimin, Saliji u shpreh se:
Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”.
4-vjeçari Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi në Kumanovë pas një konflikt me familjarë të vogëlushit.
Prokuroria maqedonase ndryshoi akuzën nga vrasje me dashje dhe e cilëson veprën si aksidentale duke e akuzuar atë për “aksident me pasojë vdekjen”, një akuzë më e zbutur nga e mëparshmja.



Comments