top of page

Kush është i riu nga Dibra që vrau 32-vjeçarin tek dera e shtëpisë?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 21, 2018
  • 1 min read

Vrasja e 32-vjeçarit nga Dibra dy net më parë në derën e shtëpisë së tij ka tronditur gjithë zonën.

Elsi Kosiqi, baba i tre fëmijëve u vra shumë pranë verandës së shtëpisë dhe policia kishte dyshime se familja e pa gjithë skenën.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së të hënës në Maqellarë të Dibrës, ndërsa deri në orën 12 të natës së të hënës viktima kishte qenë i shoqëruar me disa persona të tjerë.

Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë kur autori i ka shkuar dhe e ka qëlluar tre herë me plumb.

Mirëpo në vendin e ngjarjes autorit i kishte rënë një send nga xhepi dhe ai nuk e ka parë për shkak të errësirës.

Mësohet se autori është Mahmut Gega, një tjetër i ri i cili banon në Shupenzë të Dibrës. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia.

Dyshohet se 25 vjeçari e ka vrarë viktimën për motive të dobëta. Fqinjët e viktimës janë shprehur se ai kishte një të shkuar të dyshimtë ndërsa mësohet se ishte pronar i një hoteli te Llixhat në Peshkopi.


 
 
 

Comments


bottom of page