"Kush është Bruna, kushërira që Aldo Bare bëri drejtoreshë të spitalit të Vlorës?"
- TheAlbanian Times
- Mar 21, 2018
- 1 min read
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim ditën e sotme, bazuar në të dhënat e qytetarit dixhital, sa i takon ish-drejtoreshës së spitalit të Vlorës, Bruna Mersinit.
Ajo është një figurë që është përdorur dhe sulmuar politikisht, ndërsa sipas denoncimit të Berishës, Bruna u pushua nga puna në maj të vitit 2017, si person me precedentë penalë, e dënuar më herët nga gjykata.
Ndërsa sot, gjithmonë sipas denoncimit të bërë në adresën e Berishës, Mersini është rikthyer në spital, pas ndikimit të kushëririt të saj kriminel, Aldo Bares.
Më konkretisht, Berisha raporton denoncimin qytetar:
I nderuar zoti Berisha!
Po ju ve ne dijeni dhe dua qe kete fakt ta beni publike ne parlamentin shqipetar dhe ne te gjitha institucionet. Ne krye te Spitalit te Vlores kryeministri Rama, riktheu si drejtore Bruna Mersinin.
Bruna Mersini u pushua ne maj te 2017 nga vete Rama si person me precedent penale denuar nga Gjykata Shqipetare.
Ajo u rendit e treta ne listen e publikuar nga Rama si personi me i korruptuar nga degjesat e bera me popullin.
E proceduar nga kontrolli i shtetit pa deshmi penaliteti sot u rikthye ne krye te spitalit nga krimineli Aldo Bare te cilin e ka djal teze . Vetem nga presioni i kriminelit Aldo Bare ajo u rikthye perseri ne krye te spitalit ne konkurse te tipit Rama , ku konkursi u be vetem me Bruna Mersinin.
Ju lutem denoncoheni kete fakt te paprecedent ne administraten shqiptare.
Ju lutem verifikoheni problemin per vertetesine e ankesave te mija...
Por do tju lutem perseri te mos e beni publik emrin tim.”



Commenti