top of page

Ferro pasi e rrahën: O dhipa, me armë gjuhet, nuk mbahet

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 21, 2018
  • 1 min read

Ferro ka folur për mediat në Kosovë pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një qendër tregtare, ku është dhunuar dhe i është drejtuar arma nga persona ende të paidentifikuar.

Lajmi u përhap menjëherë në media, ndërsa këngëtari i "Gan Gang" bën me dije se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë as edhe një grusht në fytyrë, e jo më ndonjë dëmtim tjetër.

Ai shprehet:

Është rast i vërtetë ai që ka ndodhur mbrëmë, por mua nuk më ka ndodhur kurrgjë. Një grusht në fytyrë nuk e kam ngrënë. Kanë dalë 6 veta dhe njëri me armë. O dh*pa, kur ta merrni armën duhet të gjuani. Arma nuk mbahet, se të kisha pasur unë armë, e kishit parë a kisha gjuajtur a nuk kisha gjuajtur. Doja vetëm t’ju thoja se Fero është mirë dhe është Gang Gang dhe mua s’mund të më ndalë kërkush".


 
 
 

Comments


bottom of page