4 vite të ftohur, pajtohen Berisha e Fevziu
- TheAlbanian Times
- Mar 21, 2018
- 1 min read
Prej thuajse 4 vitesh, marrëdhëniet mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe drejtuesit të emisionit "Opinion", Blendi Fevziut, ishin ftohur.
Vetëm dje të dy duket se kanë vënë një urë komunikimi dhe kanë vendosur të shkrijnë akujt, teksa janë fotografuar të dy duke shtrënguar duart në zyrën e Berishës.
Fotoja është publikuar nga këshilltarja për media e Berishës, Erla Mëhilli.
Prej kohësh është folur për raportin e ngrirë kohët e fundit mes Berishës dhe Fevziut, ku ky i fundit pati deklaruar se ish-Kryeministri e ka ftesën e hapur për të ardhur në studion e emisionit, por se ka qenë vetë Berisha që ka refuzuar.
Madje, lideri historik i të djathtës shqiptare nuk ishte as i pranishëm në festën e 20-vjetorit të "Opinion", por u mjaftua vetëm me një video-mesazh.
A do të jetë Berisha i ftuari i radhës i Fevziut? ngelet të presim deri në mbrëmje.


Comentários