Uji merr para banesat në Shkodër, askush nuk e rr*an për banorët
- TheAlbanian Times
- Mar 20, 2018
- 1 min read
Pamjet që do shihni më poshtë janë foto të shkrepura pranë familjeve që banojnë tek kalaja në Shkodër dhe në lagjen “Tophane”.
Prej më shumë së dy javësh zonat e nën Shkodrës “lundrojnë” në ujë si shkak i përmbytjeve dhe e vetmja ndihmë që u ka ardhur nga pushtetarët është vajta e tyre me varka, shkrepja e dy fotove dhe kaq.
Asnjë zgjidhje, uji vazhdon të jetë brenda shtëpive, stallave të bagëtive, dyqaneve dhe sipër rrugëve duke e kthyer vendin në të pabanueshëm, ama deputetët dhe kryebashkiakja i kanë postuar fotot e tyre në Facebook, kaq kishin në dorë...
Voltana Ademi qahet pse nuk shpallet gjendja e emergjencës nga qeveria, qeveria nuk do t’ja dijë thjesht prononcohet Olta Xhaçka për “ndihmën” e dërguar, ndërsa qytetarët shkodranë vuajnë pasojat.
Megjithatë, situata në Shkodër është alarmante dhe përmbytjet vetëm po avancojnë, dikush apo shumëkush duhet të mbajë përgjegjësi.








Comments