top of page

Steven Seagal akuzohet se ka përdhunuar barbarisht dy minorene

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 20, 2018
  • 1 min read

Varganet e sulmeve seksuale në hollivud duket se kanë marrë përpara edhe Steven Seagal, i cili akuzohet për përdhunim nga dy femra.

Ylli i filmave aksion Steven Seagal është vënë nën akuza se ka përdhunuar disa vite më parë 2 vajza, të cilat ishin në atë kohë minorene.

Regina Simons dhe Faviola Dadis dolën në një konference shtypi së bashku me avokatin e tyre, Lisa Bloom, dhe kanë rrëfyer publikisht si u sulmuan nga aktori.

Simons tha se ishte adoleshente kur Seagal e ftoi në një parti në shtëpinë e tij, por kur shkoi atje, e gjeti veten vetëm për vetëm me aktorin.

Bukuroshja ka rrëfyer se ai e futi në dhomën e gjumit dhe filloi ta puthte dhe t'i hiqte rrobat.

Duke kujtuar ngjarjen, Simons u shpreh se

Isha në shok. Seagal ishte më shumë se dyfishi i madhësisë sime dhe dy herë mosha ime. Nuk isha seksualisht aktive.

Nuk kishte asgjë konsensuale për këtë. Unë nuk mund të lëvizja, dhe unë ndjeva sikur po shikoja trupin tim nga sipër.

Duke iu përgjigjur akuzave të tyre, Seagal tha se të dyja kanë gënjyer pa ndonjë dëshmi, provë, apo dëshmitar".


 
 
 

Opmerkingen


bottom of page