top of page

Shkon tek varri i të birit në Tufinë, burri nga Tirana pikëllohet nga ajo që gjen

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 20, 2018
  • 1 min read

Ai ka shkuar si çdo ditë të vizitojë të birin në varrezat e Tiranës, por është përballur me një skenë që i ka shkaktuar shumë dhimbje.

51-vjeçari A.T., banues në Tiranë, ka parë që varri i të birit, i cili është ndarë nga jeta në moshë të re, ishte shkatërruar, e madje, edhe qivuri i ishte prishur.

A.T., ka bërë denoncim në komisariatin nr.4 të policisë në Tiranë ditën e djeshme, duke thënë se i kishin shkatërruar varrin e djalit.

Para uniformave blu tha se te varrezat e Tufinës, i është dëmtuar varri i fëmijës së tij.

Babai ka konstatuar dëmtime të pjesës së mermerit dhe kornizës së fotografive.

Le të shpresojmë se kanë qenë kushtet atmosferike ato që kanë sjellë këtë problem, e jo ndonjë keqdashësi.


 
 
 

Comments


bottom of page