top of page

Pa shumë zhurmë, turqit vënë në punë HEC-in e tretë më të madh në Shqipëri

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 20, 2018
  • 2 min read

Në vijim do njiheni me HEC-et më të mëdha dhe të shumta që operojnë në vendin tonë, e megjithatë çmimi i energjisë është më i larti në rajon.

Anipse Shqipëria ka potencial dhe është vend prodhues i energjisë sërish është keq-menaxhimi që na detyron shpesh (lexo:gjithmonë) të importojmë energji nga jashtë.

Kështu, paralel me investimet e Stakraft në HEC-et e lumit Devoll, me Banjën dhe Moglicën, në Veri të vendit, kompania turke Ayen Energy ndërtoi dhe vuri në punë vitin e kaluar HEC Fangun me kapacitet 74,6 MË.

Ky është HEC-i me kapacitetin më të madh të prodhimit i vënë në punë nga një kompani private, duke tejkaluar edhe kapacitetin e HEC-eve të Banjës dhe Ashtës. HEC-i i Fangut për nga kapaciteti i prodhimit renditet i katërti pas HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës të cilët janë në pronësi shtetërore.

Ky është HEC i dytë në vend i ndërtuar nga kompania turke Ayen pas atij të Peshqeshit me kapacitet 23 MË, i cili nisi prodhimin pak vite më parë. Në vitin 2017, Ayen ishte prodhuesi më i madh privat i energjisë me kapacitet të instaluar 102.5 MË.

Ayen As Energy nisi aktivitetin në vendin tonë në vitin 2012 për realizimin e projekteve të HEC-eve me koncesion në lumin e Fanit në Veri të vendit me HEC-et Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangu, të cilët gjithsej kanë kapacitet të instaluar gjithsej 109.71 MË.

Projekti i HEC-eve në lumin Fan ka krijuar një digë mes shkëmbinjve dhe 12 kilometra tunel energjie si investime për HEC-in e Peshqeshit. Ndërsa HEC-i Ura e Fanit dhe Fangu kanë 75.71 MË, së bashku, trupi i digës ka 92 metra lartësi dhe uji kalon në 10 kilometra tunel. Energjia e prodhuar nga këto HEC-e zë 7.8% të nevojave në konsumin e energjisë elektrike në vend.

Entit Rregullator të Energjisë në korrik të vitit të kaluar miratoi modifikimin e licencës së shoqërisë “Ayen As Energy”. Shoqëria AYEN u licencua në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike në HEC-et Gojan, Gjegjan, Peshqesh dhe Fangu me fuqi totale të instaluar 110.54 MË, me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE.

Numri i hidrocentraleve që prodhojnë energji vitin e kaluar arriti në 152, nga 146 që ishin më 2017, duke përshirë edhe HEC-et në pronësi të KESH dhe ato të zotëruara nga privatët, shpjegon Monitor.

Teksa, gjatë 2018-ës pritet të mbyllen edhe punimet në HEC-in e Moglicës dhe Devollit.


 
 
 

Comments


bottom of page