Ngordh rinoceronti i fundit i bardhë mashkull në planet
- TheAlbanian Times
- Mar 20, 2018
- 1 min read
Mashkulli i fundit i rinocerontit të bardhë të veriut që ndodhej në planet, ka ngordhur në një kopsht zoologjik në Kenia.
Kafsha ishte plotë 45 vjeç ndërsa ka lënë trashëgimtaret e fundit vetëm dy femra të llojit të tij.
Rinoceronti me emrin Sudan vuante nga një sëmundje degjenerative e muskujve dhe kockave, ç'ka vjen si pasojë e moshës tek këto kafshë.
Ai nisi të mos ngrihej dot më në këmbë prej një kohe të gjatë, ndërsa veprimi i kësaj të hëne i la të gjithë pa fjalë.
Rinoceronti i bardhë u ngrit në këmbë dhe lëvizi edhe një herë për herë të fundit, duke u dhënë shpresë shumë specialistëve që po e mbanin në vëzhgim.
Ngordhja e Sudanit do të thotë që specia e tij u zhduk, por fatmirësisht shkencëtarët kanë mundur të mbledhin materialin e tij gjenetik dhe shpresojnë të shfrytëzojnë siç duhet fertilizimin invitro, për të pasur edhe rinoncerontë të tjerë të bardhë në të ardhmen.









Comentários