Mayweather: Do blej klubin anglez dhe do marr në ekip Ronaldon
- TheAlbanian Times
- Mar 20, 2018
- 1 min read
Kampioni i botës në boks Floyd Mayweather ka një ëndërr dhe duke njohur tipin e tij, nuk është çudi që shumë shpejt ta bëjë realitet.
Amerikani ka deklaruar se po mendon të blejë klubin anglez të Newcastle dhe njëkohësisht shpreh dëshirën për të transferuar te bardhezinjtë yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldon.
Newcastle më pëlqen shumë. Jam gjithmonë i hapur ndaj mundësive të reja biznesi dhe dashuroj të gjitha sportet. Në futboll, edhe pse nuk është sporti im, kam shumë kontakte. Cristiano Ronaldo është një miku im prej kohësh, dhe nëse do të vendosja të investoja në Premier League dhe të blija “Qymyrxhijtë”, mbase mund ta bindja atë që të transferohej pikërisht te ne, për ta mbyllur aty karrierën e tij”,- deklaroi Mayweather.





Comments