Luana flet për puçrrën në majë të hundës
- TheAlbanian Times
- Mar 20, 2018
- 1 min read
Është thënë shpesh se Luana Vjollca ka pësuar ndryshime drastike në imazhin e saj, e madje se ka bërë edhe ndërhyrje të dukshme estetike, por vajza e ekranit nuk i ka pranuar asnjëherë këtë.
Ajo thotë se gjithçka është natyrale në trupin e saj, por tjetër gjë është ajo që duket. Ndërkaq, në një prej fotove të publikuara nga vetë vajza, një komentues e ngacmon duke i thënë "puçrrën nuk e hoqe dot"?
Dhe vajza ia kthen aty për aty, duke e sqaruar se nuk është puçërr, por nishan. Ndoshta nuk e keni vënë re, por në majë të hundës së Luanës ndodhet një nishan.






Commenti