Gaz Paja gati për të lënë Portokallinë: Më mungon Bes Kallaku
- TheAlbanian Times
- Mar 19, 2018
- 1 min read
Gaz Paja mund të themi se është ndër figurat e vetme të vjetra që i kanë ngelur "Portokallisë". Thuajse të gjithë kanë ikur dhe janë larguar për një sërë arsyesh.
Mirëpo, siç duket, edhe Gazi ka pakënaqësitë e tij. Ai ka treguar për "Lart e Poshtë" se në këtë spektakël i mungon kolegu i tij, Bes Kallaku, por nuk ka harruar të përmendë edhe anën negative të "Portokallisë".
Ai u shpreh:
Drejtuesit aty bëjnë favore sipas tekave të tyre, por nuk shoh asnjë konkurrent aty. Fare, zero".
Aktori ka shtuar se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes “Portokallisë” e teatrit, ai do të zgjidhte këtë të fundit, duke premtuar se në vijim do t’i përkushtohet më shumë atij.





Comments